Dy nga aktorët më të popullarizuar të kinematografisë dhe televizionit turk, Kıvanç Tatlıtuğ dhe Çağatay Ulusoy, janë parë krah për krah pas një periudhe të gjatë. Të dy aktorët, të cilët shpesh herë ishin në qendër të vëmendjes së medieve rozë për shkak të aludimeve se kishin prishur miqësinë dhe mbanin distancë nga njëri-tjetri, befasuan të gjithë me këtë zhvillim të papritur.
Të ftuar në dasmën e aktores Itır Esen dhe menaxherit Engin Aykanat, dy aktorët tërheqën vëmendjen e të pranishmëve. Ulusoy dhe Tatlıtuğ pozuan së bashku me mjaft afri, duke u dhënë fund njëherë e mirë të gjitha spekulimeve për një mosmarrëveshje mes tyre përmes kësaj fotografie të vetme.
Pasi fotoja u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndjekësit rikthyen në vëmendje edhe fotografitë e tyre të para të realizuara vite më parë. Krahasimi i imazheve të vjetra me ato të tanishmet bëri që përdoruesit e medieve sociale të komentojnë me të madhe ndryshimin dhe evolucionin e stilit të dy aktorëve përgjatë viteve. /Prive By LS