Toni Bollati, babai i fitueses së edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin, ka ndarë emocionet e tij në një prononcim ekskluziv për “Shqipëria Live”.
Ai tregoi ndjesitë pas triumfit të së bijës, ndërsa e cilësoi periudhën e qëndrimit të saj në shtëpi si mjaft stresuese dhe të lodhshme, veçanërisht për shkak të largësisë nga familja.
Ai zbuloi se kishte komunikuar shkurtimisht me Selin mbrëmjen e djeshme, duke vënë re se ajo ishte mjaft e rraskapitur pas finales ku u përball me Mirin (vendi i dytë), Mateon (vendi i tretë) dhe Rogertin.
“Mbrëmja e 18 shkurtit ishte plot emocione dhe ankth. Doja ta shijoja spektaklin i vetëm për të mos humbur asnjë detaj. Koha që Selin kaloi në BBV ishte e vështirë për ne; largësia më bënte të ndjeja faj që nuk isha pranë familjes, por gjithçka përfundoi me sukses. Ndjeva keqardhje edhe për konkurrentët e tjerë, por si në çdo kampionat, dikush do e rrëmbejë kupën dhe këtë herë ajo shkoi për mbretëreshën time,” u shpreh ai.
Toni shtoi se Selin është tejet mirënjohëse për mbështetjen, por tani i nevojitet kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u çmallur me njerëzit e saj të dashur pas këtij rrugëtimi intensiv. /Prive By Liberta Spahiu


