Miqësitë e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Big Brother VIP Kosova 3, duket se po i rezistojnë kohës edhe jashtë kamerave.
Së fundmi, dy nga banoret të këtij edicioni, Sara Kolami dhe Ana Ejupi, kanë surprizuar ndjekësit me një postim të përbashkët.
Pas plot tre muajsh pa u parë, vajzat janë ribashkuar dhe këtë moment e kanë ndarë me fansat në rrjetin social TikTok.
Në videon e postuar nga Sara, ato shihen mjaft të afërta dhe në disponim të mirë, ndërsa mbishkrimi që shoqëronte videon thoshte:
“Kur takohesh pas 3 muajsh dhe nuk di nga t’ia fillosh”.
Për t’i vënë vulën këtij takimi, Sara ka shtuar në përshkrimin e videos edhe fjalët: “Histori e vërtetë”, duke lënë të kuptohet se koha e gjatë pa u parë kishte bërë që ato të kishin pafund gjëra për të diskutuar me njëra-tjetrën.
Mbetet të shihet nëse ky takim ishte thjesht për kafe, apo vajzat po planifikojnë ndonjë projekt të përbashkët në të ardhmen!
/Prive By Liberta Spahiu
@sarakolamii true story @anaejupl ♬ original sound – 𝒗𝒊𝒄𝒕𝒐𝒓𝒊𝒂


