Nëse keni hapur TikTok-un këto ditët e fundit, me siguri ju ka dalë të paktën një video ku të gjithë po pyesin se çfarë parfumi përdor Hailey Bieber.
Pas paraqitjes së saj ikonike dhe virale në Coachella me fustanin e verdhë vintage nga Dior, kurioziteti kryesor nuk ishte për grimin apo flokët, por për aromën. Rrjeti u bë bashkë për të bërë punën e detektivit dhe zbuloi se sekreti i saj është Fleur Narcotique nga shtëpia e njohur EX NIHILO.
Ky nuk është thjesht një parfum, por një deklaratë e vërtetë stili që rrezaton energjinë e trendit clean girl. Me nota lulesh si bozhurja, pjeshka, liçi dhe jasemini, kjo aromë përshkruhet pikërisht si vetë Hailey: e pastër, e freskët, bashkëkohore dhe me një tërheqje që thjesht nuk mund ta injorosh. Nuk është çudi që modelja ka vite që nuk i ndahet kësaj shisheje, duke e kthyer atë në nënshkrimin e saj personal kudo që shkon.
Tani, shumë ndjekëse po nxitojnë të kenë aromën e Mrs. Bieber.
Lajmi i mirë për vajzat tona është se, ndryshe nga çfarë mund të mendoni kur dëgjoni për parfumet virale të yjeve të Hollywood-it, nuk keni nevojë për shpenzime marramendëse apo të prisni me javë të tëra dërgesa ndërkombëtare për t’u ndjerë si një it-girl. Këtë aromë fantastike mund ta bëni tuajën shumë lehtë, pasi gjendet menjëherë në qytet, ekskluzivisht në Maison de Parfum Prishtina.
Është një gjetje ideale dhe plotësisht e arritshme për këdo që dëshiron t’i shtojë një dozë sharmi, elegance dhe freskie rutinës së përditshme, pa u menduar dy herë. Një spërkatje nga ky parfum, dhe jeni gati të ktheni kokat e njerëzve në rrugë, njëlloj si në një festival në Kaliforni. /Prive By Liberta Spahiu

Beauty Pick
Ex Nihilo – Fleur Narcotique
Një interpretim i sofistikuar i gruas moderne, ky parfum është një shpërthim i notave të luleve të bardha dhe peonive. Aroma që Hailey Bieber e ka kthyer në nënshkrimin e saj personal.


