Mbrëmja e djeshme ka shënuar një moment mjaft surprizues në rrugëtimin e personazheve brenda “Ferma VIP 3”. Pas disa ditësh ku u vu re një afrimitet i theksuar mes tyre, Vanesa dhe Indri kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë.
Ky moment vjen si një kthesë e papritur në dinamikën e dyshes, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për një raport me shumë ulje-ngritje.
Ajo që e bën këtë puthje të vjedhë vëmendjen e të gjithëve është fakti se vjen në një kontrast të plotë me deklaratat e forta që u bënë vetëm pak ditë më parë. Indri u tregua mjaft i prerë duke iu drejtuar Vanesës me fjalët: “Me ty nuk kam asgjë… për ty ndiej vetëm keqardhje.”
Në atë përballje, ai u duk i vendosur për të mos i lënë vend asnjë keqkuptimi, duke theksuar se nuk mund të vazhdonte një marrëdhënie thjesht për hir të momentit apo lojës. Ai deklaroi hapur se nuk është në gjendje të shtiret apo të mbajë gjallë një raport që nuk e ndjen të vërtetë: “Nuk jam në gjendje… nuk kam qenë kurrë,” – theksoi ai ditë më parë.
Megjithatë, duket se situatat dhe emocionet brenda “Fermës” ndryshojnë me një shpejtësi. Vetëm pak ditë pas atyre fjalëve të rënda dhe refuzimit të qartë, mbrëmë ata hodhën pas krahëve gjithçka dhe u bashkuan në puthjen e parë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


