Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kush është shqiptari që fshihej pas planit për sulm në koncertin e Taylor Swift?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kush është shqiptari që fshihej pas planit për sulm në koncertin e Taylor Swift?
Yjet

Kush është shqiptari që fshihej pas planit për sulm në koncertin e Taylor Swift?

Written by: Prive
Last updated: April 28, 2026
Share

Një 21-vjeçar, i identifikuar si Beran Aliyi, është deklaruar fajtor për planifikimin e një sulmi terrorist në koncertin e yllit botëror Taylor Swift në Vjenë. Aliyi, një shtetas austro-maqedonas me rrënjë shqiptare, u përball me akuzat e rënda gjatë nisjes së gjyqit, ku u zbuluan detaje tmerruese mbi mënyrën se si kishte menduar të shkaktonte një masakër masive.

Sipas prokurorisë, Aliyi kishte hartuar një plan të imtësishëm për të goditur turmat e fansave (të njohur si “Swifties”) jashtë stadiumit “Ernst Happel” në gusht të vitit 2024. Ai synonte të përdorte makinën e tij tip “VW Beetle”, të pajisur me sirena të rreme policie dhe drita blu, për t’u afruar sa më shumë viktimave pa rënë në sy, duke simuluar një mjet zyrtar.

Mënyra e planifikuar e sulmit ishte veçanërisht mizore: i akuzuari kishte përgatitur eksplozivë të fshehur brenda një kanoçeje “Red Bull”, të cilën synonte ta shpërthente në mes të turmës për të krijuar kaos dhe vdekje. Pas shpërthimit, plani i tij vijonte me një sulm me hanxharë dhe thika, me qëllimin e vetëm për të vrarë sa më shumë njerëz të ishte e mundur përpara se të neutralizohej.

Hetuesit zbuluan se Aliyi kishte grumbulluar materiale për prodhimin e bombave të llojit TATP, e njëjta lëndë shpërthyese vdekjeprurëse e përdorur në sulmet e Londrës në vitin 2005 dhe në Mançester në vitin 2017. Gjatë bastisjes në banesën e tij në Ternitz, vetëm një ditë para koncertit, policia gjeti lëngun e rrezikshëm të fshehur në frigoriferin e familjes, si dhe 21,000 euro para të falsifikuara.

Në gjykatë u bë e ditur se Aliyi i kishte betuar besnikëri udhëheqësit të Shtetit Islamik (ISIS) fiks një muaj para arrestimit. Megjithatë, u zbulua se ai ishte tërhequr nga një plan tjetër terrorist i lidhur me ISIS-in që synonte Arabinë Saudite, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të atij viti, duke u përqendruar më pas te objektivi në Vjenë.

Përveç Aliyit, në këtë rrjet ishte i përfshirë edhe një 16-vjeçar në Gjermani, i cili ndihmonte në përkthimin e udhëzuesve për prodhimin e bombave nga gjuha arabe. Ndërkohë, një person i tretë i lidhur me grupin, tashmë ndodhet në paraburgim në Arabinë Saudite pasi goditi me thikë një roje në Xhaminë e Madhe në Mekë gjatë muajit të Ramazanit.

Anulimi i të tre koncerteve në Vjenë, ku priteshin mbi 195,000 fansa, la të tronditur këngëtaren Taylor Swift dhe ekipin e saj. Në një reagim të mëvonshëm, Swift u shpreh: “Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë të re frike dhe një sasi të tmerrshme faji, sepse aq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin.”

Beran Aliyi tani përballet me një dënim deri në 20 vjet burg për anëtarësim në organizatë terroriste, përgatitje të mjeteve shpërthyese dhe tentativë për blerje të paligjshme të armëve të zjarrit. Ky proces gjyqësor po ndiqet me interes të madh në Austri dhe më gjerë, si një kujtesë e rrezikut të vazhdueshëm nga radikalizimi ekstremist. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Alby, një nënë krenare, emocionohet nga arritjet e vajzës së saj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Jo çdokush pushon në krevat, shihni se çka bëri dje Tayna!

Pas një vere të nxehtë e të mbushur me…

Writen by Prive
September 13, 2025
Yjet

Agon Amiga baba për herë të dytë, këto janë detajet!

Reperi i njohur dhe i dashur për publikun, Agon…

Writen by Prive
August 10, 2025
Yjet

‘Do të shkoja kush e di se ku, vetëm për ta parë,’ Gjyshja e Malit flet për mallin për ta parë nipin

Prej më shumë se dy javësh, artisti Mal u…

Writen by Prive
January 5, 2026
Yjet

Presidentja Osmani surprizon ‘Malësoren e Deçanit’ në ditëlindjen e saj

Në kuadër të traditës së kahershme të “Darkës së…

Writen by Prive
October 21, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kush është shqiptari që fshihej pas planit për sulm në koncertin e Taylor Swift?
April 28, 2026
Alby, një nënë krenare, emocionohet nga arritjet e vajzës së saj
April 28, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?