Engjëllusha Salihu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve këtë pasdite me një paralajmërim mjaft të veçantë. Këngëtarja ka njoftuar një projekt të ri që pritet të publikohet sot në orën 15:00, duke ngritur një pyetje te publiku: a po e përdor këtë këngë për të konfirmuar shtatzëninë, apo e gjitha është thjesht fabula e videoklipit të ri?
Në fotot dhe videot e fundit të ndara në Instagram, ajo shfaqet e rrethuar nga një ambient pranveror, duke mbajtur në duar një shportë me rroba për bebe. Detaji që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin është një frazë e shkëputur nga klipi, ku Engjëllusha dëgjohet të pyesë: “A do të jem nëna më e mirë në botë?”. Krahas pamjeve, ajo ka shkruar “Pritja e ëmbël” shoqëruar me një zemër blu, duke i bërë fansat të aludojnë menjëherë se ajo mund të jetë në pritje të një djali.
Ky detaj i ëmbël vjen pasi Engjëllusha dhe partneri i saj, Mërgimi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në verën e vitit 2025. Duke marrë parasysh të gjitha këto elemente kaq personale e të ndjera, gjasat janë shumë të mëdha që ky projekt të jetë pikërisht konfirmimi i saj i vërtetë i shtatzënisë dhe jo thjesht një skenar muzikor. Megjithatë, për të hequr çdo dyshim dhe për ta konfirmuar zyrtarisht këtë lajm të bukur, mbetet vetëm të presim publikimin e plotë të këngës në orën 15:00. /Prive By Liberta Spahiu


