Tayna ka lansuar më në fund projektin e saj më të ri muzikor, “Della”.
Kjo këngë vjen si një pjesë kyçe e albumit të saj të shumëpritur me titull “Genesis”, i cili do të lansohet i plotë me datë 8 maj.
Projekti “Della” mban vulën e vetë Taynës në tekst, duke rikonfirmuar aftësinë e saj për të sjellë vargje që kthehen menjëherë në trend. Për muzikën dhe producimin janë kujdesur emrat e mirënjohur Dj Win dhe Mixey, ndërsa për finalizimin audio (mix & master) është përkujdesur Mixey Music, duke garantuar një tingull modern dhe cilësor.
Si çdo prodhim tjetër i Taynës, edhe projekti i ri erdhi i shoqëruar me një videoklip mjaft estetik, i cili brenda më pak se 90 minutash nga publikimi ka arritur të grumbullojë rreth 15 mijë klikime në platformën YouTube. Ky sukses i menjëhershëm tregon etjen e publikut për materiale të reja nga reperja, e cila duket se ka gjetur formulën e saktë mes stilit “street” dhe elegancës.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu


