Prej disa kohësh, janë rikthyer sërish thashethemet për një romancë të mundshme të Unikkatilit, dhe për të disatën herë, shkas bëhet i njëjti personazh i rrjeteve sociale. Nuk është hera e parë që kjo vajzë tërheq vëmendjen duke postuar fotografi të ndryshme krah reperit të njohur shqiptar.
Sa herë që këto imazhe shfaqen online, i gjithë diskutimi ndizet nga e para dhe ndjekësit fillojnë të aludojnë për një lidhje, duke i dhënë kësaj historie vëmendjen.
Por, a ka vërtet diçka mes tyre në të tashmen?
Si përherë, e vërteta është shumë larg iluzionit që krijohet në rrjetet sociale.
Prive By Liberta Spahiu ka arritur të zbulojë dhe konfirmojë se fotot që po publikohen vazhdimisht janë mjaft të vjetra. Ato, sipas burimeve tona të sigurta thjesht po nxirren nga sirtari dhe i përkasin një raporti të shkurtër dhe të lënë plotësisht në të kaluarën. Vetë reperi nuk ka absolutisht asnjë lidhje apo kontakt me këtë person prej shumë kohësh, dhe është krejtësisht i shkëputur nga këto postime të përsëritura.
Për të gjithë ata që duan të dinë statusin e vërtetë të reperit, përgjigja mbetet e qartë. Unikkatili po shijon një romancë të qëndrueshme me një vajzë me inicialen J, një lidhje për të cilën Prive By Liberta Spahiu ka raportuar me detaje kohë më parë.
Mbetët të shihet nëse do këtë zhvillime të tjera nga kjo dinamikë por vetë reperi ka zgjedhur privatësinë në raportin e tij. /Prive By Liberta Spahiu


