Kjo është shqiptarja që po ndiqet nga Drake, dhe detajet sapo kanë filluar të bëjnë kuriozë të gjithë ndjekësit.
Lidhja e tij me shqiptarët nuk është më thjesht një rastësi kalimtare, por po kthehet në një nga sagat më të komentuara të shoëbiz-it. Gjithçka nisi nga miqësitë e tij në Toronto dhe Londër, për të shpërthyer globalisht me klipin “Polar Opposites”. Të gjithë e mbajmë mend xhaketën e kuqe me shqiponjën e zezë dhe dramën me vajzën misterioze, Marianën.
Kur të gjithë menduan se ky kapitull u mbyll me aq, ngjarjet e vitit 2026 vërtetuan të kundërtën. Reperi u shfaq para miliona ndjekësve fillimisht me një kapele kuqezi në janar të këtij viti.
E teksa rrjeti po komentonte për të disatën herë pikërisht këto detaje, një tjetër lëvizje e artistit kanadez nuk ka kaluar pa vëmednje Këtë herë, ai ka veçuar mes miliona njerëzve në Instagram një tjetër vajzë shqiptare. Në listën e rreth 3600 personave që ndjek është ajo! Quhet Rita Kryeziu, një sportiste dhe trajnere mjaft e suksesshme. Nga profili i saj kuptohet që ajo e ndan jetën mes Miamit, Nju Jorkut dhe, rastësisht ose jo, vendlindjes së tij, Torontos.
Nuk mund të themi me siguri që ata janë në një lidhje. Megjithatë, fakti që ajo është e vetmja shqiptare, përveç superyllit Dua Lipa, që Drake e ka në listën e tij të ‘folloë’, është një detaj specifik që u ka rënë menjëherë në sy ndjekësve dhe lë shumë vend për aludime. /Prive By Liberta Spahiu


