Gjesti ka bërë atë që di të bëjë më së miri: ka surprizuar fansat atëherë kur nuk e prisnin!
Artisti po shënon rikthimin e tij të shumëpritur në tregun muzikor, duke paralajmëruar një epokë të re përmes një mini-albumi (EP) që mban titullin “SIR”.
Gjesti zgjodhi platformën TikTok, ku publikoi disa sekuenca të shkurtra nga projekti i parë i këtij EP-i. Kënga hapëse e këtij rrugëtimi muzikor titullohet pikërisht “Fuqishëm”, një emër që duket se përshkruan më së miri energjinë e këtij rikthimi dhe atë çfarë artisti ka përgatitur në studio gjatë kësaj kohe.
Ky mini-album vjen si një dhuratë e vërtetë për ndjekësit besnikë që po prisnin me padurim materiale të reja prej tij.
Tashmë të gjithë sy e veshë deri në datën 8 maj për t’i dëgjuar të plota këngët e tij. /Prive By Liberta Spahiu
@gjesti Stili o FUQISHEM 🦾🦾🦾🦾🦾🦾


