2Ton, Ermal Fejzullahu dhe Ronela Hajati kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre më të ri të titulluar “Lema Lema”.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip dhe është shpërndarë tashmë në kanalin zyrtar të 2Ton në YouTube, si dhe në platformat e tjera të dëgjimit.
Për vijën melodike janë kujdesur vetë 2Ton dhe Ronela Hajati. Teksti i këngës është shkruar nga 2Ton, Ronela dhe Ghulo. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “Fullmoon Production”.
Deri më tani, kënga ka marrë një reagim pozitiv nga ndjekësit, duke grumbulluar mbi 31 mijë shikime në orët e para të publikimit.
Ky bashkëpunim bën bashkë stilet e veçanta të të tre artistëve, duke sjellë një këngë ritmike që i shtohet listës së projekteve të tyre për këtë vit. /Prive By Liberta Spahiu


