Finalistët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Elijona dhe Klodi, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ditët e fundit teksa po kalojnë disa ditë pushimi së bashku në Bodrum të Turqisë. Ky udhëtim i përbashkët ka nxitur diskutime të shumta për një romancë të mundshme mes dyshes pas përfundimit të formatit. Ndërkohë që ndjekësit presin për ndonjë konfirmim, Elijona ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen Klodit me një postim që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin.
Përmes një fotografie krah tij me një pamje nga perëndimi i diellit, ajo e ka uruar me humor, duke rikthyer dinamikën e tyre nga shtëpia. Elijona nuk e ka kursyer një ngacmim të drejtpërdrejtë kur i shkruan: “Qysh more me këto vite dhe hala s’je rehatuar?”. Kjo fjali është e njohur për ndjekësit, pasi ajo e thumbonte shpesh për moshën dhe për situatat që krijonte gjatë qëndrimit në reality show-t.
Ndonëse në pamje të parë fjalët e saj ngjajnë me një urim tipik mes dy njerëzve që kanë një raport miqësor, fakti që kanë zgjedhur të pushojnë bashkë lë vend për interpretime. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një mënyrë për të mbajtur lidhjen e tyre larg presionit publik, apo thjesht po shijojnë kohën e lirë pa i vënë një emër raportit të tyre. Sido që të jetë, dyshja po di se si të mbajë të angazhuar publikun. /Prive By Liberta Spahiu



