Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka zgjedhur fjalët më të rralla për të uruar personin e tij të zemrës, bashkëshorten Nera, me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes një postimi, ai ka treguar edhe një herë se dashuria e tyre mbetet po aq e fortë sa në ditët e para, duke emocionuar ndjekësit me fjalët e tij.
40 vite dashuri e pandryshuar
Në dedikimin e tij, Sabriu ka reflektuar mbi rrugëtimin e tyre të gjatë, duke theksuar se koha nuk ka zbehur asgjë nga ndjenja që ata ushqejnë për njëri-tjetrin. “E falënderoj Zotin që edhe pas 40 viteve, ke mbetur e njëjta dritë dhe rreze dielli për mu, o shpirti jem,” ka shkruar ai, duke bërë publik faktin se sekreti i jetëgjatësisë së tyre është mirënjohja dhe dashuria e ndërsjellë.
“Lali yt” – Një urim që vjen nga shpirti
Urimi mbyllet me një notë shumë personale dhe të ëmbël, duke u nënshkruar si “Lali yt”. Sabriu u lut që Nera të ketë edhe 100 vite të tjera lumturie pranë tij dhe familjes së tyre. Ky mesazh dëshmon se pavarësisht famës dhe viteve në skenë, për këngëtarin, familja dhe mbështetja e Nerës mbeten suksesi më i madh i jetës.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


