Dyshimet dhe aludimet rreth raportit mes Mimoza Ahmetit dhe Adionit në “Ferma VIP 3” duket se kanë pasur një bazë të vërtetë, e cila sapo u konfirmua zëshëm nga një tjetër ish-banore. Pas spektaklit të fundit, ku poetesha pranoi publikisht se mban veshur bluzën e Adionit, i mungon pafund dhe ndjen “aura të çuditshme” për të, zbulimet e reja tregojnë se shkëndijat kanë qenë mjaft të dukshme për të gjithë brenda fermës.
Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Malbora Gurra ka rrëfyer dinamikat e vërteta mes dyshes, duke ndarë një tjetër këndvështrim me publikun.
Duke u ndalur tek ato që ka parë brenda shtëpisë, Malbora u shpreh pa dorashka: “Mimoza ka qenë tmerrësisht e dashuruar me Adionin”.
Ish-banorja shkoi edhe më tej me deklaratën e saj, duke theksuar me bindje se, po të mos ishin kamerat vëzhguese, situata mes tyre do të kishte marrë një tjetër rrjedhë dhe me shumë gjasa do të kishte ndodhur diçka më konkrete. Edhe pse e përkufizoi këtë si një ndjenjë të nxitur ndoshta nga rrethanat e izolimit, ky detaj i shton një tjetër dimension situatës. Por, çfarë ndodhte në anën tjetër? Këtu vëmendja kalon te Adioni, i cili duket se nuk e ka pritur aspak me qetësi këtë zhvillim.
Sipas Malborës, Adioni ka reaguar me xhelozi, veçanërisht pas hyrjes së Bujakës në shtëpi. Natyra energjike e këtij të fundit tërhoqi vëmendje, por sipas ish-fermeres, Moza e shfrytëzoi këtë situatë qëllimisht për ta bërë Adionin xheloz, dhe ia arriti qëllimit. Përtej kësaj dinamike ngacmimesh, Malbora nuk la pa theksuar sharmin e Mimozës, duke e cilësuar atë si një grua elegante, me një sensualitet të theksuar dhe plot vetëbesim. /Prive By Liberta Spahiu


