Një bashkëpunim sapo i është shtuar tregut muzikor shqiptar.
Fifi, dhe Oriola Marashi kanë publikuar projektin e tyre të ri të përbashkët me titull “Ujë”. Kënga, e cila është pritur me kureshtje, u publikua ditën e sotme dhe tashmë është e qasshme në platformat digjitale.
Përtej interpretimit, Fifi ka lënë gjurmën e saj absolute në këtë projekt duke u kujdesur vetë për vijën melodike dhe vargjet. Muzika dhe teksti mbajnë firmën e saj, ndërsa për t’i dhënë formën përfundimtare audios dhe produksionit muzikor, artistet kanë bashkëpunuar me producentin Apollo.
Projekti muzikor është realizuar me videoklip dhe në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë! /Prive By Liberta Spahiu


