Thashethemet për romancën më të re të Hollywood-it po kthehen në realitet! Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kanë shijuar atë që dukej si një arratisje tejet private dhe intime në një plazh në Havai, sipas një fotoje ekskluzive të siguruar nga TMZ.
Në foton e shkrepur, supermodelja shihet e shtrirë në rërë me bikini, duke mbajtur në dorë një shishe verë rozë (rosé), teksa qëndron pranë aktorit të njohur.
Jacob, nga ana tjetër, ka zgjedhur një pamje mjaft “casual” me rroba banje blu dhe një kapele të gjelbër.
Detaji që ra menjëherë në sy të të gjithëve ishte kimia mes tyre, pasi dyshja dukej plotësisht e fokusuar te njëri-tjetri.
Ambienti i zgjedhur nga dyshja dukej shumë më privat se skenat e zakonshme të VIP-ave nëpër plazhe. Me një tavolinë në formë dërrate surfi para tyre dhe pa asnjë njeri tjetër në horizont, Kendall dhe Jacob kanë shijuar në qetësi maksimale peizazhin tropikal.
Përveç këtij udhëtimi romantik, një tjetër detaj i fortë ka çmendur rrjetin së fundmi.
Dyshja është parë gjithashtu në një “double date” (takim dysh) me motrën e Kendall, Kylie Jenner, dhe partnerin e saj, Timothée Chalamet.
Katërshja e famshme është fotografuar nga paparacët brenda të njëjtës makinë, ku shihen të dyja çiftet së bashku.
Kjo dëshmon se Jacob tashmë është pjesë e rrethit të ngushtë të modeles dhe marrëdhënia e tyre po kalon në një tjetër nivel.
Këto lëvizje vijnë pas javësh të tëra thashethemesh që nisën fillimisht gjatë festivalit Coachella, ku fansat aludonhin se dy yjet po kalonin shumë kohë së bashku në prapaskenë.
Si Kendall, ashtu edhe Jacob, njihen si personazhe shumë hermetikë dhe të kujdesshëm për jetën e tyre private, prandaj këto dalje kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
Revista prestigjoze PEOPLE, duke cituar burime të sigurta, konfirmoi se modelja dhe aktori kanë javë që shoqërohen, duke deklaruar se Kendall dhe Jacob kanë dalë shpesh bashkë dhe po njihen më mirë me njëri-tjetrin gjatë muajve të fundit.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një romancë kalimtare apo për diçka më afatgjatë, takimi komod buzë oqeanit në Havai dhe dalja me makinë me Kylie-n dhe Timothée-n tregojnë qartë se kjo nuk është thjesht një miqësi e rastësishme!
@fashionhousetok Kendall Jenner, Jacob Elordi, Timothée Chalamet & Kylie Jenner went on a double date!!! Pic by backgrid_usa / DEUXMOI



