Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nga AlbaNights te “Alb Festival”: Projekti që po hap rrugë në Skandinavi
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Nga AlbaNights te “Alb Festival”: Projekti që po hap rrugë në Skandinavi
Yjet

Nga AlbaNights te “Alb Festival”: Projekti që po hap rrugë në Skandinavi

Written by:
Prive
Last updated: 17 Prill, 2026
Share

Zvicra dhe Gjermania kanë qenë historikisht “zona e rehatisë” për eventet e mëdha të diasporës shqiptare, aty ku biletat shiten shpejt dhe tregu është tashmë i konsoliduar. Por këtë vit, busulla e koncerteve të mëdha po kthehet drejt veriut. Më 2 Maj, Norvegjia do të presë edicionin e parë të “Alb Festival”, një ndërmarrje masive logjistike dhe artistike e udhëhequr nga Arjeta Topallaj. Përmes një pune të palodhur dhe një vizioni të qartë, ajo po synon të hapë një derë të re për artistët shqiptarë dhe publikun skandinav.

Contents
  • Nga “AlbaNights” te një festival i hapur për të gjithë
  • Bindja e artistëve: Një filtër vizioni
  • Sfida e vërtetë ndodh në prapaskenë
  • E ardhmja: Një bast i llogaritur për tregun evropian

Nga “AlbaNights” te një festival i hapur për të gjithë

Ideja për të sjellë një festival të përmasave të tilla në Norvegji nuk lindi brenda natës. Arjeta tregon se ky është një evolucion i natyrshëm i punës së saj të vazhdueshme me “AlbaNights”, përmes së cilës ka organizuar festa dhe evente më të vogla për komunitetin lokal. Gjatë kësaj kohe, ajo vuri re një potencial të pashfrytëzuar: nevojën për evente gjithëpërfshirëse.

Festivali është konceptuar të thyejë kufizimet e klubeve të mbyllura të natës, duke u ofruar një hapësirë ku mund të marrin pjesë të gjitha grup-moshat, përfshirë familjarët me fëmijë. Për këtë arsye, organizimi në natyrë ishte thelbësor.

“Kam dashur me kriju diçka jashtë, në natyrë, sepse Norvegji kemi vende shumë të bukura dhe kjo e jep një ndjenjë krejt tjetër,” shprehet Topallaj, duke theksuar synimin për të ndërtuar jo thjesht një koncert, por një përvojë ku gjithsecili ndihet pjesë.

Ndonëse pesha e një eventi të tillë bie kryesisht mbi supet e saj, ajo e pranon se prapa këtij suksesi fshihet një ekip i tërë profesionistësh që po e ndihmojnë të kthejë këtë vizion në realitet.

Bindja e artistëve: Një filtër vizioni

Sjellja e emrave të mëdhenj të estradës në një treg të paprovuar si Norvegjia mund të duket si një sfidë e frikshme. Artistët janë mësuar me tregje evropiane ku gjithçka funksionon me sy mbyllur. Megjithatë, strategjia e Arjetës nuk ka qenë t’i bindë ata me çdo kusht, por t’u ofrojë një ftesë për t’u bërë pjesë e diçkaje novatore.

“Unë nuk kam provu me i bind. Thjesht ua kam tregu mundësinë dhe idenë se çka po mundohemi me kriju këtu,” thekson ajo me një sinqeritet të prerë. “Kush e ka kuptu atë vizion, ka ardh dhe e ka mbështet. Kush e kupton, vjen… kush jo, mbetet mbrapa.”

Sfida e vërtetë ndodh në prapaskenë

Me një formacion prej mbi dhjetë artistësh kryesorë dhe moderatorin e njohur Labinot Gashi, dinamika e prapaskenës është ndoshta testi i vërtetë i këtij festivali. Koordinimi kërkon një saktësi gati ushtarake, ku menaxhohet çdo detaj nga ardhja e artistëve, qëndrimi i tyre dhe deri tek ngjitja në skenë.

Sipas Arjetës, vështirësia më e madhe është ruajtja e balancës në kohë, pasi në një event live, çdo minutë vonesë mund të krijojë një efekt domino për të gjithë programin.

“Këto janë gjëra që publiku nuk i sheh, po që kërkojnë shumë organizim dhe përgjegjësi prapa skenës. Po është pikërisht kjo pjesë që e bën diferencën në një event të këtij niveli,” shpjegon organizatorja.

E ardhmja: Një bast i llogaritur për tregun evropian

Një iniciativë kaq e madhe larg epiqendrës tradicionale të diasporës mbart patjetër rreziqe financiare dhe menaxheriale. Por Arjeta nuk e sheh “Alb Festival” thjesht si një bast afatshkurtër të varur vetëm nga shitja e menjëhershme e biletave, por si një hap të domosdoshëm për të hapur me forcë tregun skandinav.

Pritshmëritë janë të larta për datën 2 Maj. Atmosfera, numri i pjesëmarrësve dhe reagimi i publikut atë natë do të shërbejnë si treguesi kryesor nëse festivali do të zgjerohet në një format dy-ditor vitin e ardhshëm.

“Gjërat e reja kërkojnë kohë me u ndërtu dhe me u konsolidu. E rëndësishme është që kemi fillu me kriju një bazë që mundet me u rrit me kohë,” përfundon ajo.

Përtej Norvegjisë, ambicia e “AlbaNights” nuk ndalet këtu. Ekzistojnë plane konkrete që ky koncept festivalesh të eksportohet edhe në shtete të tjera ku ka mbështetje masive nga komuniteti shqiptar, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, duke dëshmuar se “Alb Festival” është vetëm hapi i parë i një projekti me përmasa ndërkombëtare. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝘼𝙇𝘽𝘼 𝙉𝙄𝙂𝙃𝙏𝙎 (@albanights_)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Briki niset për finalen e BBVA, ekspozon unazën e martesës me Mateon në timon
Next Article “Nuk premtoj të bëhem Messi, por…” Mesazhi i ëmbël që Eronita i dedikon Bleros për djalin e tyre!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Melinda sjell këngën dedikuar nënës së saj

Ashtu siç paralajmëroi, Melinda Ademi ka lansuar projektin e…

Writen by
Prive
8 Mars, 2025
Yjet

Ekspertët paralajmërojnë! Ja çfarë i ndodh trupit kur ndaloni barnat për dobësim

Barnat si Wegovy dhe Mounjaro janë rritur ndjeshëm në…

Writen by
Prive
7 Gusht, 2025
Yjet

‘Mateo nuk e fiton’, gruaja e Mirit replikon me motrën e Mateos

Situatat dhe debatet që ndodhin brenda shtëpisë së Big…

Writen by
Prive
1 Mars, 2026
Yjet

“Viva la vida” – Drenusha Latifi arratiset sërish drejt Spanjës

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi,…

Writen by
Prive
6 Prill, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Nuk premtoj të bëhem Messi, por…” Mesazhi i ëmbël që Eronita i dedikon Bleros për djalin e tyre!
17 Prill, 2026
Nga AlbaNights te “Alb Festival”: Projekti që po hap rrugë në Skandinavi
17 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?