Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania” kanë pushtuar të gjithë, pasi nesër mbrëma do të kurorëzohet fituesi i këtij sezoni. Ndërsa Mateo po shijon orët e tij të fundit brenda shtëpisë si një nga finalistët kryesorë pretendentë për çmimin e madh, mbështetësja e tij më e zjarrtë, Brikena, e ka bërë të qartë se mendja dhe zemra e saj janë tashmë te ai.
Përmes një postimi të fundit në Instastory Brikena ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj.
Ndërsa ndodhet në timon, vëmendjen e gjithë publikut e ka rrëmbyer dora e saj. Ajo mban me krenari në gisht atë që ndjekësit e njohin si “unazën e martesës” me Mateon, një simbol i bukur i romancës që lindi mes atyre mureve.
Për t’i dhënë akoma më shumë emocion kësaj pritjeje për natën finale, Brikena ka zgjedhur kolonën zanore të tyre. Në sfondin e videos së saj dëgjohet kënga “Të dua”, e performuar nga dyshja Bubulina dhe Blondi. Kjo këngë, e cila është kthyer në himnin e historisë së tyre të dashurisë, dëshmon se edhe pse fizikisht larg, Brikena është shpirtërisht aty, duke e mbështetur Mateon në çdo sekondë para sfidës së madhe të së nesërmes.
Tani Brikena mori rrugën për finalen e madhe nesër në mbrëmje të Big Brother VIP Albania! /Prive By Liberta Spahiu


