Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Remzie Osmani, sapo ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “Ke Rrejt”.
Për realizimin e kësaj kënge, artistja i ka besuar një ekipi profesionistësh të dëshmuar në tregun muzikor. Teksti dhe vija melodike janë krijuar nga kantautori i njohur Ilir Berani. Ndërkaq, për t’i dhënë formën përfundimtare këngës, për orkestrimin, miksimin dhe masterizimin është kujdesur Alfred Sula pranë “AS-Studio”.
Projekti muzikor është shoqëruar me videoklip dhe mban vulën e produksionit “Max Production”.
/Prive By Liberta Spahiu


