Siç u bë e ditur pak ditë më parë, këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, po jetojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre, pasi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Çifti tashmë e ka ndarë me publikun gëzimin se do të bëhen prindër të një djali, por detajet nga mënyra e veçantë se si po e shijojnë këtë moment vazhdojnë të ngrohin zemrat e ndjekësve.
Në një fotografi tejet emocionuese të ndarë në Instastory nga Eronita, ajo çfarë ka rrëmbyer vëmendjen është një dedikim mjaft origjinal dhe me humor për Bleron. Në qendër të fotos qëndron një tortë e bardhë, e zbukuruar me kordele blu, zemra të vogla dhe si fans i madh Blero ndaj klubit spanjoll, është stema e skuadrës së Barcelonës.
Mbi tortë lexohet mesazhi i lezetshëm, i shkruar nga perspektiva e bebushit që pritet të vijë në jetë:
“Nuk mund të premtoj se do të bëhem Messi, por do të përpiqem fort, Babi”.
Për të kompletuar këtë kuadër plot dashuri, rreth tortës janë vendosur kujtimet e para të këtij rrugëtimi: fotot nga ekografia, testi pozitiv i shtatzënisë dhe veshjet e para të vogëlushit.
Eronita ka theksuar edhe një herë lumturinë e këtij bekimi me fjalët, “Bëmë një dëshirë, dhe ti u bëre realitet”, duke treguar se sa shumë po e presin ardhjen e “futbollistit” të tyre të vogël në familje.
/Prive By Liberta Spahiu



