Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur Rezarta Shkurta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit në Zvërnec. Pasi është pyetur nga ndjekësit se pse ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje përballë këtyre zhvillimeve, Rezarta ka ndarë një mesazh të ndjerë ku shpjegon arsyen e tërheqjes së saj, duke u kthyer pas në kohë në një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Rezarta ka deklaruar se dikur ishte ajo vajza që ngrinte zërin dhe besonte se e vërteta mjaftonte për t’u dëgjuar, por ky besim u thye përgjithmonë në janar të vitit 2014.
Ajo ka akuzuar hapur sistemin dhe shtetin për padrejtësi të madhe, duke u shprehur se në atë kohë vendosën t’ia “shëmbin jetën” duke i burgosur bashkëshortin pa asnjë provë.
Në rreshtat e saj, ajo kujton me dhimbje periudhën kur vajza e tyre Hera ishte vetëm 5 vjeç kur u përqafua me të atin.
Sipas Rezartës, bashkëshorti i saj humbi vitet më të bukura të rritjes së të bijës, duke lënë pas plagë që për familjen e tyre nuk do të shërohen kurrë. Ajo shton se kur bërtet me gjithë shpirt dhe përballesh vetëm me mure, në fund lodhesh dhe zgjedh të ruash paqen brenda shtëpisë.

Sot, Rezarta tregon se ka zgjedhur të jetojë larg zhurmës mediatike, portaleve dhe lajmeve, duke u fokusuar plotësisht te familja e saj dhe biznesi që ajo drejton, “Hera Company”. /Prive By Liberta Spahiu


