Qyteti mori tjetër atmosferë këtë të hënë nga lansimi i produktit më të ri të HEB’S – Mega Spinner, produkti që vetëm pak ditë pas prezantimit ka nisur të bëhet një nga produktet më të përfolura në rrjete sociale dhe në qytet.

Për ta shënuar këtë lansim, HEB’S organizoi një event special në qendër të qytetit, ku nuk munguan muzika me DJ, pijet falas, sfidat interaktive, voucherat me produkte falas për 1 javë, dhurata të ndryshme dhe surpriza për të gjithë pjesëmarrësit.

Qindra të rinj u mblodhën për ta provuar nga afër produktin që tashmë po komentohet kudo për shijen dhe pamjen e veçantë.
Nga reklamat nëpër qytet, materialet promovuese, aktivitetet dhe atmosfera që u krijua gjatë ditës së lansimit, Mega Spinner u kthye në një nga temat më të përfolura të javës.

Sipas HEB’S, Mega Spinner është krijuar për të sjellë një eksperiencë ndryshe në menunë e fast food-it, me kombinime shijesh, teksturë dhe prezantim që synojnë ta bëjnë produktin një nga favoritët e klientëve.

“HEB’S gjithmonë tenton të sjellë produkte që krijojnë eksperiencë, jo vetëm ushqim. Mega Spinner është një nga lansimet tona më të mëdha dhe reagimet e para kanë qenë jashtëzakonisht pozitive”, thuhet nga kompania.
Klientët që morën pjesë në event patën mundësi të fitojnë voucher me ushqim falas, të marrin pjesë në lojëra dhe challenge të organizuara gjatë mbrëmjes, ndërsa atmosfera festive vazhdoi për disa orë me radhë.

Mega Spinner tashmë është në të gjitha lokacionet e HEB’S dhe, duke parë reagimet e para, duket se ky produkt do të jetë një nga hitet e verës.

Nëse ende nuk e keni provuar, ndoshta është momenti ta kuptoni pse i gjithë qyteti po flet për Mega Spinner. /Prive By Liberta Spahiu



