Karim ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale, duke sjellë një kartolinë mjaft të veçantë. Ai ka shpërndarë një imazh të realizuar në një ambient mahnitës malor, ku shfaqet i rrethuar nga natyra e virgjër dhe kuajt.
I veshur me mjaft stil sportiv dhe i pozicionuar brenda një mjeti “off-road”, Karim nuk ka kursyer një gjest që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve: ai ka formuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, teksa në krahun e tij dallohej qartë edhe emblema kuq e zi.
Për t’i shtuar akoma më shumë ëmbëlsi këtij momenti, ka menduar partnerja e tij, Loredana.
Ka qenë pikërisht ajo që e ka publikuar këtë imazh në InstaStory-n e saj, duke zbuluar se dyshja po kalojnë këto çaste magjike së bashku në natyrë.
Duket qartë se “dhëndri i Kosovës” po dashurohet çdo ditë e më shumë me këtë vend, duke mos ngurruar ta dëshmojë këtë lidhje të ngushtë përmes simbolikave të ndryshme në rrjetet sociale, gjithmonë i shoqëruar nga partnerja e tij. /Prive By Liberta Spahiu


