Duket se arti është kthyer në mjetin më të ri të “hakmarrjes” brenda shtëpisë së Ferma VIP. Moza, e cila ka nisur të realizojë vizatime dhe karikatura për banorët, po përdor penelin për të dhënë mesazhe të forta.
Pas një debati të ashpër me Ilirin, Moza vendosi ta surprizojë atë duke e kthyer në subjekt të një karikature, si një formë “dhurate” ironike. Por duket se kjo është vetëm fillimi.
Ndërsa bisedonte me banorët e tjerë brenda fermës, Moza zbuloi planet e saj të ardhshme, të cilat duket se kanë si shënjestër një ish-banor: Adin.
Siç e mbajmë mend të gjithë, dyshja pati një përplasje mjaft të ashpër, të mbushur me fjalë të rënda dhe tensione, që kulmoi me daljen e Adit nga gara pas një televotimi kokë më kokë pikërisht me Mozën.
Duke mos e fshehur aspak qëllimin e saj, Moza deklaroi prerazi:
“Do bëj edhe Adin karikaturë, kush është këtu? Do e bëj Adin të tmerrshëm!”
Mbetet për t’u parë se si do të duket kjo “vepër arti” dhe çfarë reagimesh do të ngjallë jashtë fermës, por një gjë është e sigurt: Moza nuk ka ndërmend t’i lërë gjërat me kaq dhe po sigurohet që “t’i vizatojë” rivalët e saj ashtu siç i percepton ajo. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


