Një surprizë që po mbahej në fshehtësi të plotë nga dy artistët shqiptar ka “shpërthyer” para kohe në rrjetet sociale.
Një pjesë e një projekti muzikor që bën bashkë Cllevion dhe Dafina Zeqirin, ka rjedhur në internet.
Ndonëse dyshja nuk kishte dhënë asnjë paralajmërim zyrtar për fansat, planet e tyre për ta mbajtur sekret këtë bashkëpunim nuk shkuan siç pritej pasi kënga po qarkullon me shpejtësi kudo në TikTok.
Ky duet ka ndezur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur të shpërndajnë masivisht audion.
Ky projekt vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për Cllevion. Pasi rifitoi lirinë, reperi i njohur i është rikthyer fuqishëm industrisë muzikore, duke treguar se nuk ka ndërmend të ndalet. Përveç koncerteve, ai si duket po investon fort edhe në prurje të reja muzikore.
Tani që sekreti doli sheshit, fansat po presin me padurim reagimin zyrtar të artistëve dhe, mbi të gjitha, datën e publikimit të klipit të plotë.
Kujtojmë se ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy artistëve. /Prive By Liberta Spahiu
@meme_shqip_4#moza #albania #samidubai #xhemaluka #cllevioserbiano


