Dyshja më e komentuar e momentit për raportin e tyre, Klodi dhe Elijona kanë publikuar një video të re në TikTok, e cila pritet të bëhet virale brenda pak minutash.
Në videon që sapo ka ndarë Klodi në llogarinë e tij, ai shfaqet krahas Elijonës në një mini-klip mjaft të veçantë.
Ajo që e bën akoma më interesante këtë postim është zgjedhja e tyre muzikore; dyshja ka zgjedhur pikërisht këngën “Kriminal/Melaqe”, bashkëpunimin fort të suksesshëm të Taynës me Mossinn, pjesë e albumit të saj më të ri “Genesis”.
Me një kimi që nuk fshihet dot dhe nën ritmet e një prej hiteve që po dëgjohet kudo, dyshja dëshmoi edhe një herë se di mirë si t’i rrëmbejë zemrat e ndjekësve. /Prive By Liberta Spahiu
@klodianmihaj♬ original sound – Tayna


