DJ Crax ka publikuar së fundmi një video në TikTok, ku shfaqet në shoqërinë e aktores Teuta Krasniqi, duke sjellë sërish në vëmendje raportin e tyre.
Në video, DJ Crax e pyet Teutën nëse ka shkuar ndonjëherë te hoxha për të “fryrë” apo për të parë të ardhmen.
Aktorja i përgjigjet se jo, ndërsa ai, me shaka, i thotë:
“E ka të dola unë pra”.
Videon ai e ka shoqëruar me mbishkrimin “Muhabet me kojshiken”, duke i dhënë edhe më shumë vëmendje momentit mes tyre.
DJ Crax dhe Teuta Krasniqi prej kohësh janë përfolur për lidhjen e tyre, ndërsa dihet se dyshja janë edhe fqinj.
Ne e kemi raportuar këtë edhe më herët që ata të dy janë në lidhje, kur DJ Crax publikoi një video tjetër në TikTok, ku shihej duke hyrë në ashensor, ndërsa pranë tij ishte një vajzë.
“Kojshikja e re do me m’marrë n’qafë”, kishte thënë ai, teksa vajza dëgjohej duke qeshur.
Nga zëri i saj kuptohej se ishte Teuta.
Tashmë, edhe kjo video e fundit sjell një tjetër moment plot humor mes dyshes, ndërsa DJ Crax duket se po e shijon “muhabetin me kojshiken” e tij. /Prive By Liberta Spahiu
@djcraxotr♬ original sound – Craxiotr


