Aktori i njohur kosovar, Osman Azemi, po vazhdon betejën e tij të gjatë për rikuperim të plotë. Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se sot i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, duke shënuar kështu operacionin e tij të 10-të.
Ky proces i gjatë dhe i vështirë mjekësor vjen si pasojë e aksidentit të rëndë automobilistik që aktori pësoi në prill të vitit 2025. Që nga ajo kohë, Osmani ka kaluar nëpër faza të njëpasnjëshme mjekimi e sfidash të mëdha shëndetësore.
Pas një periudhe të gjatë qëndrimi dhe trajtimi intensiv jashtë vendit, ku iu nënshtrua disa trajtimeve specifike, aktori gjendet sërish përballë sallës së operacionit për të kryer këtë ndërhyrje të radhës.
Pavarësisht rrugëtimit të lodhshëm, Osmani ka treguar gjithmonë një forcë të madhe. Në foton e ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory, ai ka shkruar thjesht:
“Hera e 10-të…”, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji të një zemre të kuqe.

Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë! /Prive By Liberta Spahiu


