Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, ka paralajmëruar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
Përmes një postimi në TikTok, këngëtarja ka ndarë një pjesë nga audioja e këngës që pritet të lançohet së shpejti, duke shoqëruar videon me shënimin “Së shpejti”.
Mirëpo, vëmendjen më të madhe e kanë marrë vargjet e saj, të cilat kanë mjaftuar që ndjekësit të bëhen lëmsh e të nisin aludimet.
Ndjekësit në rrjetet sociale janë shprehur të bindur se kjo këngë është një dedikim i pastër për Indrin, djalin me të cilin ajo krijoi një lidhje dashurie pikërisht brenda këtij edicioni të “Ferma VIP”. Bazuar plotësisht në tekstin e këngës, komentuesit theksojnë se dhimbja dhe zhgënjimi që përcjellin vargjet përkojnë saktësisht me ndodhitë e fundit mes dyshes.
Në pjesën e parë të tekstit të zbuluar nga Vanesa, vargjet thonë:
“Nuk dua ta besoj / Që ata kan pas të drejtë / Te ty të dyshojnë / Pa ndrojtje m’flake tej”
Ndërsa më pas teksti vazhdon:
“Ti fyjem edhe pak / Ulëm edhe pak / Luj e luj me ndjenja / Thuje ça ki n’shpirt / Bërtiti ti pa frik / Dyshoj t’jenë të vërteta”.
Ky tekst duket se i përshtatet mjaft mirë historisë së tyre jashtë fermës. Kujtojmë që pas daljes së Vanesës nga reality show, Indri deklaroi hapur se nuk ia kishte ndjerë aspak mungesën asaj brenda shtëpisë. Madje, ai mori vendimin drastik duke e lënë atë live në mes të një nate “Prime” përmes një letre.
Mbetet të shihet nëse ky projekt është dedikim i Vanesës për gjithë çfarë ndodhi. /Prive By Liberta Spahiu
@vanesasono14 Soon 🤍


