Çifti i dashur nga “BBVA5”, Selin dhe Gimbo, duket se po jetojnë ditët e tyre më të mira.
Dyshja mjaft simpatike ka vendosur të arratiset për pak kohë jashtë Shqipërisë, me një qëllim shumë të veçantë: për të shijuar nga afër një koncert madhështor.
Ky udhëtim vjen në një moment mjaft të suksesshëm për ta.
Kujtojmë që së fundmi, DJ Gimbo ka publikuar remix-in e këngës së njohur “DJ” të Rezarta Shkurtës.
Ky projekt erdhi mjaft i veçantë, pasi në videoklip, krahas vetë këngëtares, shfaqet edhe Selin, duke u kthyer menjëherë në një bashkëpunim shumë të komentuar.
Pas këtij suksesi, ky udhëtim ka një rëndësi edhe më specifike për dyshen, pasi bëhet fjalë për koncertin e tyre të parë së bashku.
Mjaft e lumtur dhe e entuziazmuar, balerina ka ndarë disa pamje me ndjekësit e saj në Instastory, ku krahas tyre ka shkruar:
“Koncerti ynë bashkë”.
Në momentet e publikuara, ata shihen të përqafuar dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke dëshmuar qartë se romanca e tyre po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pasi u kthyen në një nga çiftet më të komentuar të ekranit, Selin dhe Gimbo po tregojnë se suksesi në jetën profesionale po ecën paralelisht me lumturinë në jetën e tyre private. /Prive By Liberta Spahiu


