Një prej çifteve më të dashur për publikun, këngëtarët Drilon dhe Beslira Jahdauti, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Beslira përmes një postimi tejet emocionues në rrjetet sociale, ku shihet dora e vogël e foshnjës e rrethuar nga duart e prindërve të tij.
Përveç gëzimit të madh që ka pushtuar familjen e tyre, dyshja ka zbuluar edhe emrin tejet të veçantë që kanë zgjedhur për djalin, duke e pagëzuar Henor.
Në rreshtat e ndjerë të shkruar në Instagram, Beslira ka shprehur emocionet e para të këtij kapitulli të ri. “Sot jemi prindërit më të lumtur në botë. Na plotësove e na gëzove sot me ardhjen tënde në jetë shpirti i vogël”, ka shkruar këngëtarja, duke reflektuar lumturinë e madhe të saj dhe Drilonit.
Ajo e ka përmbyllur dedikimin duke e quajtur djalin si bekimin më të madh dhe duke i premtuar dashuri të përjetshme deri në frymën e fundit. Urimeve të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e estradës i bashkohemi edhe ne, duke i uruar vogëliushit Henor një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe plot dritë pranë prindërve. /Prive By Liberta Spahiu


