Brikena Selmani është rikthyer në rrjetet sociale pas lajmeve të fundit që qarkulluan për marrëdhënien e saj me Mateon, me të cilin krijoi një histori dashurie gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”.
Ditët e fundit, dyshja u rikthye në qendër të vëmendjes pasi u vu re se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që nxiti dyshime për një tjetër krizë në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, pavarësisht ndërprerjes së ndjekjes, fotografitë e përbashkëta vazhdojnë të jenë të pranishme në profilet e tyre, duke lënë të hapura pikëpyetjet për raportin mes çiftit.
Pas gjithë këtyre raportimeve, Brikena është bërë “e gjallë” në Instagram, por ka zgjedhur të mos reagojë për situatën. Në vend të një sqarimi, ajo ka publikuar një video të qenushes së saj, Diva, teksa qëndron pranë dritares së makinës.
Kujtojmë se Diva ishte prezantuar në shtator si anëtarja më e re e familjes së Brikenës dhe Mateos. Madje, vetë Brikena kishte zbuluar se emrin ia kishte zgjedhur Mateo.
Ky detaj ka tërhequr vëmendjen, duke ngritur pikëpyetje nëse dyshja po kalon vetëm një krizë të përkohshme. Megjithatë, publikimi i qenushes nuk dëshmon se mes tyre ka pasur një pajtim apo se marrëdhënia vazhdon.
Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një tjetër periudhë ulje-ngritjesh në historinë e tyre të dashurisë. /Prive By LS



