Pse Elijona ndodhet në veturë me Don Xhonin dhe çfarë po ndodh saktësisht mes tyre? Kjo është pyetja që po qarkullon kudo në rrjetet sociale.
Mbrëmë, reperi nga Drenica befasoi të gjithë duke publikuar një seri videosh, njëra pas tjetrës, në shoqërinë e disa fytyrave të njohura publike brenda veturës së tij luksoze. Gjithçka nisi pikërisht me ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova, Elijonën. Por, sapo u mendua se ishte thjesht një takim i rastësishëm, ai vazhdoi me të tjerë emra.
Radhën e patën figura si Gani Geci e Vedat Bajrami, por vëmendje të madhe mori shfaqja e Meriton Mjekiqit. Pas pesë vitesh, dyshja u pa sërish bashkë duke ndarë momente mjaft pozitive. Kujtojmë që Don Xhoni u bë viral në vitin 2020 pikërisht nga emisioni i Meritonit, andaj ky ribashkim pas gjysmë dekade zgjoi kureshtje të madhe te publiku.
Çfarë po i bën bashkë të gjithë këta emra të njohur në të njëjtën veturë brenda një nate? Ky aktivitet nuk është aspak i rastësishëm. Javën që lamë pas, Prive By Liberta Spahiu raportoi se Don Xhoni po vjen me albumin e tij të ri, dhe këto xhirime janë qartësisht pjesë e strategjisë promovuese për këtë projekt.
Duket se këto video të shkurtra janë vetëm një “ngacmim” paraprak. Me gjasë, shumë shpejt do të shohim pamjet e plota ku do të zbulojmë reagimet e tyre të vërteta dhe përshtypjet e para për atë që po ndodh në këto xhiro me makinë.
Don Xhoni ka gjetur formulën e duhur për të na mbajtur me interesim në prag të albumit të ri


