Sfida që bëri xhiron e rrjetit dhe ngriti peshë TikTok-un shqiptar ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e saj.
Bleoni dhe Laurita, çifti i ri që arriti të fitonte sfidën “i Pari me 100K” të organizuar nga këngëtari i njohur Butrint Imeri, sot kanë marrë zyrtarisht çmimin e madh prej 100,000 eurosh.
Përmes një postimi të shpërndarë nga menaxhmenti “96mgmt”, Bleoni shihet duke nënshkruar kontratën zyrtare pranë ekranit ku shfaqen rregullat e sfidës. “Nga një video në TikTok te çmimi i madh prej 100,000 euro. Një moment që dëshmon se gjithçka mund të ndryshojë me një mundësi”, shkruhet në njoftimin e tyre, duke uruar fituesin e ri.
Rrugëtimi drejt këtij çmimi kulmoi javen që lamë pas. Ekipi i emisionit Prive By Liberta Spahiu ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Butrintit. Përveç festimeve për përvjetorin e 30-të të artistit, ajo mbrëmje rezervoi edhe momentin më të rëndësishëm: shpalljen e Bleonit dhe Lauritës si fituesit e mëdhenj të sfidës.
View this post on Instagram
Gjatë këtij eventi, kamera e Prive By Liberta Spahiu ka kapur emocionet e para të çiftit menjëherë pas triumfit.
Për emisionin tonë, Bleoni dhe Laurita kanë folur hapur për këtë kthesë të madhe në jetën e tyre. Të pyetur se si do t’i menaxhojnë këto të ardhura, çifti zbuloi planet e tyre të afërta dhe projektet ku mendojnë t’i investojnë paratë e fituara.
Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


