Modelja e njohur Aurora Limani ka tërhequr vëmendjen së fundmi në rrjetet sociale me një set të ri fotografik, ku në qendër të vëmendjes është buzëqeshja e saj e kuruar.
Si një imazh publik, kujdesi për dhëmbët është një element thelbësor, dhe Aurora ka zbuluar se për këtë pjesë ka zgjedhur të bashkëpunojë me një nga emrat më të njohur të stomatologjisë në vend, Dr. Petrit Ademin.
Klinika e Dr. Petritit është kthyer tashmë në një adresë të besueshme për shumë fytyra publike të ekranit dhe modës, të cilët kërkojnë trajtime profesionale dhe rezultate natyrale. Puna e tij sistematike dhe përkushtimi ndaj estetikës dentare e kanë pozicionuar atë si një nga profesionistët më të vlerësuar në këtë fushë.
Përveç trajtimeve në klinikë, modelja ka treguar se kujdesi i saj vazhdon edhe në përditshmëri përmes rutinës së duhur. Në fotot e ndara me ndjekësit, Aurora shihet duke përdorur pastën e dhëmbëve “Bron Premium Toothpaste”.
Kjo pastë është një produkt i krijuar pikërisht nën formulimin dhe kujdesin e Dr. Petrit Ademit. Ajo mban vulën e cilësisë së lartë si një brand zviceran, i prodhuar me standarde “premium” për të garantuar jo vetëm zbardhjen e dhëmbëve, por edhe ruajtjen e shëndetit të smaltit në mënyrë të sigurt.
View this post on Instagram
Ky bashkëpunim mes modeles dhe stomatologut dëshmon rëndësinë që ka kombinimi i punës profesionale në klinikë me produktet e duhura të mirëmbajtjes në shtëpi.
Përmes investimit te produktet cilësore si “Bron” dhe trajtimeve të specializuara, Dr. Petrit Ademi po vazhdon të vendosë një standard të ri dhe të besueshëm për të gjithë ata që duan një buzëqeshje të shëndetshme. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


