Gjesti, ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të gjatë dhe emocional, të cilin e ka ndarë në grupin e tij të komunikimit me fansat në Instagram.
Artisti, i cili gjatë këtij viti ka kaluar nëpër zhvillime të shumta në jetën personale dhe profesionale, ka shprehur dëshirën që të organizojë një takim të veçantë me njerëzit që e kanë mbështetur vazhdimisht.
“Unë nuk ju kom pa live kurrë edhe ka ardhë koha m’ju pa krejtve. Jom ka du me pas ni kujtim me juve krejtve”, ka shkruar ai, duke paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të zbulojë orën dhe vendin e takimit.
Gjesti ka theksuar se shpreson që sa më shumë fansa të kenë mundësi të marrin pjesë, pasi dëshiron të krijojë një kujtim të përbashkët me ta.
Por ajo që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen është deklarata e tij për një kapitull të ri.
“Osht ni rrugtim i ri jemi edhe po du me fillu me juve, me pas gjithmonë ni kujtim me njerëz që m’kan dasht edhe m’dojnë”, është shprehur këngëtari, duke falënderuar ndjekësit për gjithçka që kanë bërë për të.
Kujtojmë se Gjesti kishte paralajmëruar edhe më herët se po përgatitej për zhvillime të reja, ndërsa mesazhi i fundit tregon se ai dëshiron që fansat të jenë pjesë e këtij rrugëtimi që nga fillimi.
Në fund, artisti u ka kërkuar ndjekësve më të rinj të bisedojnë me prindërit për takimin e planifikuar, duke shprehur dëshirën që të realizojë edhe një video së bashku me ta.
“Po du m’ju pa gjithqysh se pa ju s’ka kuptim”, ka përfunduar Gjesti, duke u dërguar një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje fansave të tij.
/Prive By LS



