Këngëtari i njohur Klajdi Haruni dhe partnerja e tij, Orgesa, i kanë dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar duke organizuar një ceremoni madhështore dasme.
Çifti, të cilët janë prindër të një vajze, kanë zgjedhur këtë moment të veçantë për të festuar dashurinë e tyre në praninë e njerëzve më të dashur.
View this post on Instagram
Në këtë ceremoni nuk kishin si të mungonin as personazhet e njohur të showbizit shqiptar, kolegë dhe miq të ngushtë të artistit. Të ftuarit VIP kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale pamje të shumta nga atmosfera dhe momentet më të veçanta të ceremonisë, duke zbuluar detaje nga kjo datë e shënuar për ta.
Momenti më emocionues i natës ishte pa dyshim dedikimi i ëmbël që Klajdi kishte përgatitur enkas për gruan e tij.
Teksa vallëzonin në mesin e podiumit, Klajdi këndoi një këngë të krijuar posaçërisht për këtë dasmë, duke emocionuar jo vetëm Orgesën, por edhe të pranishmit.
Urime çiftit! /Prive By Liberta Spahiu


