Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lela, ishte mbrëmë e pranishme në eventin privat të organizuar nga Londrimi për nder të lansimit të EP-së së tij të re. Ajo erdhi e vetme në këtë festë, ku ra në sy me pamjen e saj, teksa tregoi mbështetjen e madhe për ish-konkurrentin e formatit televiziv. Lela u shpreh se ia ka dëgjuar të gjitha këngët e reja Londrimit dhe se ndihej shumë e lumtur për këtë projekt të tij.
Në një intervistë për “Prive by Liberta Spahiu”, vëmendjen më të madhe e mori pyetja rreth statusit të saj sentimental. E pyetur direkt nëse është “single”, Lela zgjodhi të mbante një qëndrim mjaft misterioz duke mos e konfirmuar, por as duke mos e mohuar plotësisht.
“Jam e lumtur”, u shpreh ajo shkurtimisht, duke lënë hapësirë për dyshime.
Kjo përgjigje ka ngritur pikëpyetje, pasi muaj më parë, në një tjetër intervistë po për Prive By Liberta Spahiu, Lela kishte deklaruar se ishte single pas ndarjes nga Leo. E pyetur mbrëmë nëse ajo deklaratë vlen ende, ish-banorja u përgjigj me buzëqeshje: “Ndoshta vlen ende ajo përgjigje”, duke mos dhënë një përgjigje të saktë.
Ky ngacmim i Lelës merr një kuptim tjetër po të kthehemi pas në kohë. Pikërisht më 14 shkurt, për festën e Shën Valentinit, “Prive by Liberta Spahiu” kishte publikuar pamje ekskluzive ku Lela dhe Leo u kapën së bashku në Gjermani, edhe pse çifti kishte njoftuar ndarjen. Kjo histori e lënë pezull bën që fansat të aludojnë se pas buzëqeshjes dhe lumturisë së saj, mund të fshihet sërish Leo. /Prive By Liberta Spahiu


