Ish-missi Afërdita Paqarada, po përjeton një nga ditët më të rëndësishme dhe më emocionuese si nënë.
Vajza e saj, Arba, duke shënuar një hap të madh drejt të ardhmes së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me foto të ëmbla nga ceremonia, Afërdita ka shprehur të gjithë krenarinë dhe dashurinë që ndjen në këto momente.
“Arba, çika ime, jeta ime, urime diplomimi! Zemra plot duke përjetuar një nga momentet e tua më të bukura në jetë, shumë krenari, gëzime dhe shumë emocione. Krenare me ty sa s’ka më! Vazhdo t’i ndjekësh ëndrrat e tua dhe shkëlqe kudo që të çon jeta. Të dua pafund, çika ime e vogël!”
Nënë e bijë shkëlqejnë pranë njëra-tjetrës, teksa Arba mban veshur uniformën e diplomimit dhe një buqetë të madhe me lule.
Postimi ka marrë menjëherë qindra pëlqime dhe urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe fytyra publike.
Edhe nga ana jonë, urime për Arbën! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


