Një situatë e pakëndshme ka bërë që influencerja e njohur shqiptare, Almira Azemi, të reagojë publikisht, me një mesazh që ka ngjallur shumë reagime në rrjet.
“Kam bërë gjithçka që kam pasur në dorë, por as kjo nuk ka mjaftuar”, shkruan ajo, duke mos e fshehur zhgënjimin për atë që po përjeton.
View this post on Instagram
Por, çfarë ka ndodhur?
Almira ka publikuar një kolazh fotografish, që në fakt zbulon një realitet shqetësues të kohëve të fundit.
Krah imazheve të saj origjinale, ajo ka vendosur versione të manipuluara me inteligjencë artificiale, ku paraqitet në poza intime që nuk janë reale.
Përmes këtij krahasimi, influencerja ka dashur të tregojë se sa lehtë mund të falsifikohet pamja e dikujt, ndërsa pjesët e papërshtatshme i ka censuruar.
“Pas çdo fotografie, çdo thashethemi dhe çdo titulli qëndron një njeri i vërtetë, me ndjenja”, shprehet ajo, duke kërkuar respekt për privatësinë dhe dinjitetin e saj.
Por Almira nuk është e vetmja!
Prej muajsh, edhe Hati po përballet me fotografi të falsifikuara përmes inteligjencës artificiale, të cilat vazhdojnë të mashtrojnë një pjesë të publikut që nuk arrin t’i dallojë nga realiteti.
Kujtojmë se Almira edhe vitin e kaluar ishte tërhequr përkohësisht nga rrjetet sociale, duke kërkuar qetësi për veten.
E ndërsa teknologjia po e bën gjithnjë e më të lehtë krijimin e këtyre imazheve, një gjë po bëhet gjithnjë e më e vështirë: t’i bindësh njerëzit se ajo që po shohin, nuk ka ndodhur kurrë! /Prive By LS
View this post on Instagram


