Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat” në Amerikë?
Një shëtitje në rrugët e Nju Jorkut, një bisedë mes dy artistëve dhe disa fotografi që mjaftuan për të ndezur rrjetin!
Bebe Rexha dhe Ledri Vula janë bërë protagonistë të disa imazheve që po shpërndahen në rrjetet sociale, me pretendimin se dyshja është fotografuar bashkë në Amerikë.
Por jo gjithçka që shohim është edhe e vërtetë!
Kontrollet përmes platformave që identifikojnë përmbajtjet e krijuara me inteligjencë artificiale i kanë nxjerrë këto fotografi si të rreme.
E megjithatë, takimi mes tyre nuk është aspak i trilluar!
Vetëm pak ditë më parë, Ledri ishte pjesë e dasmës madhështore të vëllait të Bebes, ku ndezi atmosferën me performancën e tij.
Vetë Bebe iu bashkua festës, duke kënduar e vallëzuar, ndërsa në skenë nuk mungoi as Yllka Kuqi.
Pra, festa ishte reale, takimi gjithashtu, por shëtitja e shumëpërfolur në rrugët e Amerikës, sipas kontrolleve të imazheve, është një tjetër produkt i inteligjencës artificiale! /Prive By LS
View this post on Instagram


