Çifti i dashur për publikun, këngëtarët Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, të cilët fituan zemrat e të gjithëve gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 2”, po festojnë përvjetorin e tyre të martesës.
Dyshja e njohur kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 13 tetor 2024.
Në këtë ditë të veçantë, Adri u kujdes t’i bënte një surprizë romantike partneres së tij, duke i dhuruar një buqetë me lule.
Iliriana ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet Adri me lule në dorë.
Përbri fotos, këngëtarja ka shprehur emocionet dhe dashurinë e saj me fjalët: “Faleminderit per kit dhurat se kom prit hiq te dua. Urime pervjetori marteses”.
Përveç kësaj surprize, Iliriana ka publikuar edhe një fotografi nga dita e tyre e dasmës, duke mbishkruar: “Urime shpirti jem”. /Prive By LS