Këngëtarja e njohur Arta Bajrami po bëhet gati për një nga hapat më të rëndësishëm të karrierës së saj muzikore, duke marrë pjesë për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike 2026”.
Ajo po garon në kategorinë “Big Artist” me këngën e saj më të re të titulluar “1000 Vjet”.
Projekti “1000 Vjet” përshkruhet si një histori dashurie e ndjerë që kapërcen kohën dhe çdo pengesë, duke sjellë një betim të sinqertë që buron nga zemra.
Kënga trajton temën e një dashurie të vërtetë që nuk zbehet as me kalimin e viteve dhe as me ndryshimet rreth e rrotull.
Artistja, e cila konsiderohet si një nga pionieret e rrymës R&B në muzikën shqiptare, u ngjit në skenë këtë të dielë për të dhuruar një performancë magjike dhe plot emocione për publikun. /Prive By LS


