Një operacion i bujshëm i policisë turke ka tronditur botën e showbiz-it mëngjesin e kaluar, duke vënë në pranga dy nga emrat më të njohur të ekranit dhe muzikës. Aktorja e njohur Beren Saat, e famshme për rolet e saj të shumta, dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur Kenan Doğulu, janë shoqëruar nga autoritetet policore.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, aksioni i gjerë është ndërmarrë në kuadër të një hetimi të rëndësishëm që synon personazhet VIP në vend. Ky operacion është fokusuar specifikisht mbi dyshimet për përfshirje në rrethet e përdorimit ose shpërndarjes së substancave të ndaluara.
View this post on Instagram
Menjëherë pas ndalimit, në mediat sociale kanë rrjedhur edhe pamjet e para të çiftit nën shoqërimin e forcave të rendit. Sipas procedurave standarde, Beren Saat dhe Kenan Doğulu janë dërguar fillimisht në spital për t’iu nënshtruar një kontrolli të detyrueshëm shëndetësor.
Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, ata janë transferuar menjëherë drejt pallatit të drejtësisë, ku pritet të merren në pyetje nga prokurorët për të sqaruar shkallën e përfshirjes së tyre në këtë dosje penale.
Lajmi për arrestimin e çiftit ka pushtuar menjëherë faqet e para të gazetave dhe portaleve turke, duke nxitur qindra komente e debate mes fansave. Ndërsa shumë ndjekës shprehin habi dhe mosbesim për implikimin e tyre në ngjarje të tilla, pjesa më e madhe e konsideron këtë si një goditje të rëndë për karrierën dhe imazin e pastër që dyshja ka gëzuar gjithmonë në publik. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


