Sot është një ditë feste dhe plot gëzim në familjen e reperit të njohur Ledri Vula. Babai i tij, Agron Vula, feston ditëlindjen dhe në këtë përvjetor të rëndësishëm nuk kishte si të mungonte një urim publik dhe tejet i ndjerë nga i biri.
Lidhja e ngushtë mes tyre është bërë shpeshherë publike, por këtë herë Ledri ka zgjedhur të preki zemrat e të gjithëve me një dedikim shumë special.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë një fotografi të ngrohtë në versionin bardhezi, ku shihet duke e përqafuar të atin.
Ledri ka zgjedhur fjalët më të zgjedhura për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e madhe që ka për të:
“Urime ditëlindjen njeriut që sakrifikoi aq shumë për mua. Të admiroj më shumë nga sa do ta marrësh vesh ndonjëherë!”
Ky mesazh i ndarë me miliona ndjekës dëshmon edhe një herë se, përtej suksesit dhe famës, familja mbetet shtylla më e rëndësishme për artistin.
Dedikimi i tij i sinqertë u ka kujtuar të gjithëve rëndësinë e vlerësimit të prindërve për çdo sakrificë që bëjnë përgjatë jetës.
/Prive By Liberta Spahiu



