Pas muajve tensionesh dhe aludimesh që pasuan premierën e filmit ADN, Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi zgjodhën mbrëmë një moment të ngrohtë për të treguar se raportet janë rikthyer. Në ditëlindjen e Françeska Muratit, ata u panë të përqafuar ngrohtësisht në një video që shpërtheu menjëherë në rrjetet sociale.
Në video Meriton Mjekiqi e mban Riken nga pas me krahët e tij, ndërsa ajo mbështetet tek ai me kokën ulur lehtë. Postimi shoqërues me fjalët “Jena pajtu” të shoqëruara me emoji qeshjeje dhe zemre bën që të gjithë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
Kujtojmë se pas mungesës së Meritoni në premierën e ADN-së, Rike kishte thënë në intervistë se “Meritonin s’e kemi paguar, kjo është e vërteta. Ai është mik i mirë dhe ka qenë pjesë e projektit me shumë dashamirësi”. Më vonë ajo kishte postuar një mesazh të fortë në Insta Story ku aludonte për njerëz që shkojnë “si lëpirsa” në premierat e të tjerëve.
Por mbrëmë në festën e Françeska Muratit duket se kanë lënë pas vetes të gjitha dhe kanë zgjedhur të pajtohen me një përqafim dhe me fjalët “Jena pajtu”. Ky zhvillim tregon se ndonjëherë një moment i thjeshtë mjafton për të mbyllur një kapitull të vështirë.
/Prive By Liberta Spahiu



