Aktorja turke Cemre Baysel, e cila sapo ka mbyllur xhirimet e sezonit të serialit të saj të fundit “Güller ve Günahlar” (Trëndafilat dhe Mëkatet), ka befasuar fansat me një lajm të papritur.
Pasi nisi pushimet verore, ylli i ekranit ka ndarë me ndjekësit faktin se shumë shpejt do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, duke preferuar që të jetë ajo e para që e jep këtë lajm përpara se mediat të aludojnë për shëndetin e saj.
Cemre ka folur hapur për gjendjen e saj shëndetësore, duke sqaruar se bëhet fjalë për një problem specifik. “Do të kem një ndërhyrje të vogël kirurgjikale dhe ajo do të jetë e lidhur me një problem ginekologjik. Njerëzit e mi të dashur po e dëgjojnë këtë lajm direkt nga unë. Do ta kryej këtë procedurë si pjesë të planeve të mia të pushimeve,” u shpreh aktorja.
Ky vit nuk shënon herën e parë që Cemre Baysel përballet me probleme shëndetësore. Vetëm një vit më parë, ajo u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni tjetër pasi mjekët i zbuluan një masë (gjëndër) në zonën e gjoksit, e cila kishte ardhur duke u rritur gradualisht ndër vite. Pas asaj ndërhyrjeje, aktorja tregoi se masa kishte qëndruar në trupin e saj për gati tetë vjet, por fatmirësisht operacioni rezultoi i suksesshëm dhe ajo u rikuperua plotësisht. /Prive By Liberta Spahiu



