Këngëtari shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka nisur pushimet e tij verore në një nga destinacionet më përrallore të Italisë.
Ai ka udhëtuar drejt ishullit luksoz të Sardenjës, i shoqëruar nga njerëzit e tij më të shtrenjtë, për të shijuar disa ditë të bukura larg angazhimeve të përditshme.
Siç shihet në postimin e tij, Ermali ka ndarë me ndjekësit fotografi mjaft romantike në një jaht së bashku me bashkëshorten e tij, Arianën.
Në këtë udhëtim fantastik nuk ka munguar as vajza e tyre, Ana, si dhe një rreth i përzgjedhur shoqëror që po i shoqëron në këto ditë relaksi. Fotografia ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat dhe kolegët e tyre të estradës, të cilët i kanë uruar pushime të mbarë çiftit simpatik.
Pushime të mbara edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


