Reperja e njohur shqiptare, Loredana, po shijon një periudhë qetësie të cilën ka vendosur t’ia kushtojë plotësisht personit më të rëndësishëm në jetën e saj, vajzës Hana. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit momente të ëmbla nga udhëtimi i tyre i fundit në qytetin e dashurisë dhe të dritave, në Paris.
Siç shihet edhe nga imazhi i shpërndarë në profilin e saj, dyshja ka zgjedhur të kalojë momente në vendin më magjik për fëmijë, në Disneyland Paris. Hana e vogël shfaqet mjaft e lumtur duke shijuar xhirot në karoselin ikonik, teksa e ëma nuk ka rezistuar pa e fotografuar dhe pa e ndarë këtë kujtim të bukur.
Loredana e ka shoqëruar foton me mbishkrimin e thjeshtë por plot dashuri “Girl”, të ndjekur nga disa emoji me sy të përlotur nga mallëngjimi, duke treguar qartë se sa e rëndësishme është kjo kohë cilësore e kaluar pranë të bijës.

Pushime të mbara! /Prive By Liberta Spahiu


